Vlorë| Dogji 50 ha tokë nga pakujdesia, procedohet penalisht 69 vjeçari

14 Gusht 2024 | 13:35

Një 69 vjeçar është proceduar penalisht pasi ka ndezur një zjarr nga pakujdesia, e për pasojë nga përhapja e flakëve janë djegur 50 ha tokë dhe 500 rrënjë ulliri.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në fshatin Velçë, ku për shkak të gjëndjes jo të mirë shëndetësore të të moshuarit, u vendos vetëm procedimi penal ndaj tij.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr.”

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Stacioni i Policisë Selenicë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimin në gjendje të lirë, për shkak të gjendjes shëndetësore, për shtetasin M. M., 69 vjeç, banues në fshatin Velçë.

Ky shtetas, dyshohet se nga pakujdesia, ka ndezur zjarr në tokën e tij, në fshatin Velçë. Si pasojë e erës, zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka djegur një sipërfaqe toke 50 hektarë, 500 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër dhe bimësi të ndryshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm të Kurbinit. Sipas informacioneve paraprake, i riu është...
19:51 | 25/07/2026

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme,...
19:04 | 25/07/2026

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026