Silva Caka: Në këtë fushatë nuk ka nevojë për frymë, qytetarët janë të lodhur nga qeverisja e Ramës

9 Prill 2021 | 16:42

Silva Caka, kandidate për deputete e LSI-së foli në studion e Euronews Albania në lidhje me ecurinë e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

Znj. Caka tha se fushata gjatë pandemisë nuk lejon që të krijohet një frymë për shkak të mungesës së grumbullimit të njerëzve, mirëpo për të një gjë e tillë nuk është e nevojshme meqenëse qytetarët, të lodhur nga 8 vite qeverisje nga PS, nuk kanë nevojë për frymë për të mos e votuar atë.

“Masiviteti është diferenca midis fushatës që zhvillohet gjatë pandemisë dhe asaj në kushte normale. Masiviteti përdoret për të krijuar frymën, mirëpo këtë herë nuk do të shërbente. Është një pakënaqësi shumë e madhe dhe nuk ka nevojë për të krijuar një frymë nëpërmjet mitingjeve”, u shpreh kandidatja për deputete e LSI-së.

Në lidhje me fletën e votimit, znj. Caka tha se e konsideron si një ndër veprimet e shumta të Ramës për të treguar se ky i fundit i trajton njerëzit si dele, si nëse bëhet fjalë për qytetarët që e votuan, si për personat që ka në partinë e tij.

“Më duket si një fletë matrikullimi delesh, pasi me të gjitha ligjet dhe veprimet që ka ndërmarrë, me mënyrën se si i trajton personat që e sollën në pushtet gjatë tetë viteve qeverisje është pikërisht si një tufë me dele. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me listat e zgjedhjeve”, tha znj. Caka.

Sipas Silva Cakës, ajo çfarë Rama ka për synim të arrijë me këtë format flete votimi është që të mos votohen socialistët e vjetër të PS-së.

“Ata që penalizohen janë socialistët e paktë që kanë ngelur në listën e Rilindjes së Edi Ramës. Këta socialistë kanë qenë frika e Edi Ramës. Për t’i sfumuar, përveçse i degdis në fundin e listës, ju heq edhe emrat”, tha kandidatja e LSI-së, ndërsa theksoi se për LSI-në nuk përben problem çështja e kandidatëve, pas e rëndësishme është vota e subjektit politik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026