Kreu akte huliganizmi, gjykata në Mokë dënon një shtetas amerikan me 15 ditë burg

15 Gusht 2024 | 09:12

Një gjykatë në Moskë e ka dënuar shtetasin amerikan Joseph Tater me 15 ditë burg nën akuzat për akte huliganizmi pas arrestimit të tij të hënën.

Sipas Komitetit Hetimor të Rusisë, zoti Tater u arrestua pasi dyshohej se sulmoi një oficer policie dhe refuzoi të paraqesë kartën e identitetit.

“I dyshuari refuzoi të paraqesë kartën e identitetit dhe më pas ushtroi dhunë kundër një punonjësi të zbatimit të ligjit”, tha komiteti në një deklaratë.

Arrestimi vjen mes shqetësimeve të vazhdueshme për statusin e shtetasve të tjerë perëndimorë në burgjet ruse.

Arrestimi i zotit Tater vjen pas një shkëmbimi të burgosurve të profilit të lartë në fillim të këtij muaji midis Rusisë dhe disa vendeve perëndimore, i cili përfshinte lirimin e gazetarëve amerikanë Evan Gershkovich dhe Alsu Kurmasheva, si dhe ish-marinsin amerikan Paul Whelan.

Një numër shtetasish amerikanë dhe nga vende të tjera perëndimore ndodhen në burgjet ruse nën akuza të ndryshme. Departamenti Amerikan i Shtetit po e ndjek nga afër situatën.

“Jemi në dijeni të njoftimeve për arrestimin e një shtetasi tjetër amerikan në Rusi dhe po punojmë për të siguruar sa më shumë të dhëna që mundemi, përfshirë qasjen konsullore”, tha të mërkurën zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel. “Nuk kam të dhëna specifike për shkak të shqetësimeve të privatësisë, por po punojmë që të marrim sa më shumë informacion”.

Arrestimi i zotit Tater dhe dënimi që pasoi kanë ngjallur vëmendje të përtërirë ndaj qytetarëve amerikanë dhe shtetasve të tjerë perëndimorë të ndaluar në Rusi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026