Ukraina sabotoi ‘rrjedhën e veriut’, ‘WSJ’: Ushtarët shpërfillën urdhrin e Zelenskyt

15 Gusht 2024 | 17:46

Një grup shtetasish ukrainas, të maskuar si turistë në një varkë, fshihen pas sabotimit të gazsjellësit “Rrjedha e Veriut”.

Lajmin e bën të ditur gazeta amerikane “Wall Street Journal”.

Operacioni u krye gjatë një nate të muajit maj 2022, kur një grup ushtarësh ukrainas po festonin ndalimin e një sulmi rus dhe po kërkonin t’i jepnin një tjetër goditje Moskës – raporton gazeta, që citon burime në dijeni të planit.

“Rrjedha e Veriut” është një rrjet tubacionesh që kalojnë nën detin Baltik nga Rusia në Gjermani, për të furnizuar Evropën Perëndimore me gaz natyral dhe që në këmbim pajis me miliarda euro Kremlinin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky fillimisht e aprovoi planin, por përpara se agjencia amerikane e inteligjencës, CIA, të informohej dhe t’i kërkonte atij ta ndalonte atë.

Zelensky e urdhëroi ndalimin, por komandanti i trupave të tij, Valeriy Zaluzhniy e vazhdoi operacionin – bën të ditur gazeta.

“Wall Street Journal” raporton se ka folur me 4 oficerë të lartë të ushtrisë ukrainase dhe oficerë të shërbimeve sekrete të vendit, që ose kanë marrë pjesë, ose kanë pasur dijeni direkte për aktin e sabotimit.

Të gjithë zyrtarët e konsideronin gazsjellësin si një objektiv legjitim, teksa vendi mbrohej nga sulmet ruse.

Edhe shërbimet sekrete gjermane deklaruan se dyshojnë se Ukraina ishte prapa aktit të sabotimit. Për këtë arsye, mediat lokale bënë të ditur se një prokuror ka shpërndarë një urdhër-arrest në dëm të një shtetasi ukrainas, të identifikuar me emrin Volodymyr Z, i cili dyshohet se është kthyer në Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026