Joe Biden mirëpret në Shtëpinë e Bardhë kritikun e Kremlinit, Kara-Murza
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u takua me figurën opozitare ruse, Vladimir Kara-Murza, dhe familjen e tij në Shtëpinëe Bardhë të enjten.
Kara-Murza u lirua nga burgu në Rusi në marrëveshjen e këmbimit të të burgosurve mes Moskës dhe disa vendeve të Perëndimit më 1 gusht.
Bideni postoi në Facebook se takimi u mbajt për “ta festuar kthimin e tij në Amerikë”, pasi ai “u burgos padrejtësisht në Rusi sepse foli kundër luftës së Rusisë në Ukrainë”.
Kara-Murza ishte shënjestër e dy incidenteve me helmim, për të cilat ai e fajësoi Qeverinë e Rusisë.
Ai po e vuante një dënim me 25 vjet burgim për tradhti, para se të lirohej në marrëveshjen e këmbimit.
Pas lirimit, Kara-Murza tha se dallimi mes diktaturës dhe demokracisë është se në demokraci jeta e njeriut është e shenjtë.
Ai i bëri thirrje botës që të bëjë dallimin mes popullit të Rusisë dhe presidentit të këtij shteti.
“Ka shumë njerëz në Rusi që janë kundër luftës, që nuk i besojnë propagandës së Kremlinit”, tha kritiku i Kremlinit. /REL
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni