Vrasja në Ferizaj|Osmani: Unë e bashkëshorti im s’kemi dijeni për motivin e ngjarjes

17 Gusht 2024 | 17:48

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas ngjarjes në fshatin Bibaj, Ferizaj, ku një polic ka qëlluar për vdekje një 89 vjeçar pranë një salle dasmash.

Mësohet se viktima, Sabri Sadriu është edhe xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i cili u qëllua nga polici Festim Ramadani.

Sipas Osmanit ajo situatë është një propagandë e krijuar kundër saj dhe bashkëshortit , duke e cilësuar si një qëllim të qartë për të nxitur urrejtje, që më pas rezulton në dhunë.

Përmes deklaratës, presidentja sqaron se autoritetet po hetojnë rastin për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes, duke thënë se e gjithë insinuata e ngritur përbën rrezik ndaj familjes së saj.

Reagimi i plotë:

“Pasi i kam njoftuar institucionet e sigurisë dhe jam në përgatitje e sipër të të gjitha mjeteve ligjore, po e bëj publik edhe këtë reagim ndaj publikimit të propagandës së paprecedentë që ka filluar Berat Buzhala dhe media e tij, gazeta online “Nacionale”, e që po vazhdon edhe nga disa portale të tjera.

I njoftoj qytetarët e Kosovës se asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që shpien në vrasjen e mbrëmshme nuk kam as unë e as bashkëshorti im, e aq më pak njohuri për ndonjë rast dhunimi.

Rrethanat që e kanë shtyrë Buzhalën dhe të tjerët në përhapjen e këtyre dezinformatave, kërkoj që urgjentisht të hetohen nga institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë. Buzhala me “Nacionalen”, dhe disa të tjerë, duke më implikuar mua dhe bashkëshortin tim në situata me të cilat nuk kemi asnjë lidhje të vetme, kanë qëllim të qartë të nxitjes së urrejtjes, e cila pastaj rezulton në dhunë.

Kjo lidhje e rrejshme  dhe e rrezikshme e krijuar nga këto portale, me vetëdije të plotë dhe me qëllim të rrezikimit të jetës sime dhe të familjes sime, ndërkohë që autoritetet kompetente po e hetojnë rastin, tregon tendencën e drejtpërdrejtë të tyre për rrezikim te jetës, duke na implikuar rrejshëm madje edhe në gjoja ndërhyrje në drejtësi.

Ftoj sërish të gjitha organet e sigurisë dhe ato të drejtësisë që t’i hetojnë me prioritet të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje e njëkohësisht edhe veprimet e këtij portali dhe portaleve të ngjashme që kanë qëllim të qartë për të rrezikuar jetën dhe nxitur urrejtje, e që këtë mision po shihet se e kanë edhe portalet e Serbisë.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor

Kryeplaku i fshatit Gështenjas të Pogradecit ka folur për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën në krye të detyrës elektriçisti Agim Beqiri. Ai tha se...
11:49 | 26/07/2026

Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)

Një elektriçist ka humbur jetën këtë të dielë në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke punuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik....
11:01 | 26/07/2026

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026