Prokuroria e Ferizajt zbardh detajet se si ndodhi vrasja në fshatin Bibaj
Prokuroria në Ferizaj ka kërkuar që Gjykata të caktojë masën e paraburgimit prej një muaji për Festim Ramadanin dhe shtetasin me iniciale J.M, të dyshuar për vrasjen e 89 vjeçarit në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Prokuroria e Ferizajt dha detaje se si ndodhi vrasja në parkingun e një salle dasme në Bibaj, ku u përfshi polici Festim Ramadani, i cili dyshohet se e kreu vrasjen me armën e punës.
Vrasja, sipas autoriteteve, ka ndodhur në orën 19:26 të së premtes.
“Në hyrje të parkingut të sallës së dasmave në fshatin Bibaj, i pandehuri F.R., I pandehuri F.R., për motive të ulëta me dashje që ta privojnë nga jeta sapo vërejnë të ndjerin se hyn në parkingun e lartëcekur, të pandehurit secili me automjete të veta ndalen në vendin e ngjarjes, ku i pandehuri J.M., në dorë ka mbajtur në mjet të fortë [teshlicë] dhe është vërsulur në drejtim të ndjerit.
Kurse i pandehuri F.R., me armën zyrtare automatike ka shtënë disa herë në të ndjerin S.S., dhe me atë rast vënë në rrezik edhe personat tjerë të cilët kanë qenë së bashku me të ndjerin”, u tha në njoftim.
Autoritetet njoftuan një ditë më parë se Ramadani ishte dorëzuar vet tek autoritetet.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta