Vijojnë protestat në Izrael, Hamas zbeh shpresat për marrëveshje: Vetëm iluzione
Të afërm të pengjeve izraelite që janë ende në duart e Hamasit janë mbledhur sërish për t’i kërkuar qeverisë një marrëveshje për lirimin e tyre.
Duke mbajtur foto të familjarëve në atë që tashmë njihet si Sheshi i Pengjeve në Tel Aviv, ata i bënë thirrje qeverisë izraelite që të gjejë një akord për kthimin e mbi 100 personave.
“Presidenti Biden po ushtron gjithë fuqinë e tij në këto negociata, i gjithë Perëndimi është i mobilizuar dhe Izraeli duhet të jetë pjesë e kësaj nisme”, tha Tzach Halvei, aktor.
Zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari përfunduan bisedimet dyditore të premten në Doha, me shpresën se një akord mund të arrihet.
Presidenti amerikan Joe Biden tha se ishte optimist, duke theksuar se, “ndodhemi më pranë se kurrë një marrëveshjeje.
Edhe zyra e kryeministrit Netanyahu deklaroi se negociatorët e shtetit hebre kishin shprehur një “optimizëm të moderuar”.
Por ditën e shtunë, lëvizja e Hamasit tha se nuk ka pasur asnjë progres dhe se “negociatorët po shisnin iluzione”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri