Inkursioni në Kursk, flet Zelensky: Qëllimi është ‘krijimi i zonës tampon’
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se qëllimi i inkursionit në rajonin e Kurskut të Rusisë ishte krijimi i një “zone tampon”, një zonë që shërben për të ndarë Ukrainën nga Rusia dhe për të vonuar veprimet ushtarake të Moskës.
Në një intervistë të publikuar të dielën vonë në llogarinë e tij zyrtare në Telegram, Zelenskyy tha gjithashtu: “Sapo mora një raport nga Komandanti i Përgjithshëm Syrskyi në lidhje me situatën në lindje të Ukrainës, operacionin në rajonin e Kurskut, “fondin e këmbimit” dhe sigurimin e brigadave tona – rezervave tona – me municion dhe armë”.
Ai gjithashtu kërkoi shpërndarje më të shpejtë të furnizimeve nga partnerët, duke theksuar: “Ne e kërkojmë me forcë këtë”.
“Nuk ka pushime në luftë. Duhen vendime, siç është logjistika në kohë për paketat e shpallura të ndihmës. Unë ia drejtoj këtë veçanërisht SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës,” tha ai.
Inkursioni i Kievit në rajonin Kursk të Rusisë filloi natën e 5-6 gushtit kur forcat ukrainase hynë pranë qytetit Sudzha.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet