EMRI| Arrestohet në flagrancë 64-vjeçari, ngacmoi seksualisht vajzën e mitur
Policia e Devollit arrestoi këtë të martë një 64-vjeçar i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të moshës 17-vjeçare.
Në pranga përfundoi shtetasi Fatmir Shirka, banues në fshatin Pilur. Sipas policisë 64-vjeçari u ndalua në flagrancë teksa po ngacmonte seksualisht të miturën.
Te njëjtat burime thanë se Fatmir Shirka e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në shumë pjesë të trupit, gjë e cila është kundërshtuar nga 17 vjeçarja e cila ka ikur me vrap drejt banesës duke i treguar familjarëve se çfarë i kishte ndodhur.
Kanë qenë këta të fundit ata që kanë lajmëruar policinë për ngjarjen e ndodhur me vajzën e tyre dhe me pas është bërë shoqërimi në mjediset e komisariatit të Devollit.
Pas dhënies së dëshmisë së vajzës e marrjes në pyetje të 64 vjeçarit, polica e Devollit ka kryer arrestimin e Fatmir Shirka dhe çështja tashmë i kalon për hetim të mëtejshëm prokurorisë së Korçës.
17 vjeçarja mësohet të jetë marrë në pyetje në prani të psikologut e cila ka treguar se 64 vjeçari e ka prekur në shumë vende intime por ka bërë me dije se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“Komisariati i Policisë Devoll arrestoi në flagrancë shtetasin F. Sh., 64 vjeç, banues në fshatin Pilur, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet