Iso mbi kalldrëm, kalendar kulturor për të joshur turistët
Kalendari i pasur i aktiviteteve kulturore që po zhvillohen në Gjirokastër cilësohen si një pikë e fortë për tërheqjen e turistëve në këto ditë vere. Janë një sërë eventesh për promovimin e traditës, panaire, koncerte me pjesëmarrjen e artistëve vendas dhe të huaj që tashme përfshihen në guidat turistike.
“Muaji gusht është çelur me një sërë aktivitetesh tashmë të kthyer në traditë “Iso mbi kalldrëm” çdo fundjavë kalldrëmet e Gjirokastrës gumëzhijnë nga iso, nga këngët polifonike dhe i sjellin një gjallëri akoma më shumë Pazarit karakteristik, sot ne kemi një aktivitet tepër interesant sërish në zonën muzeale ” Folk on tour” Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore vjen në Gjirokastër me synimin që ti sjellë akoma më shumë ngjyra dhe muzikë këtij qyteti”,- Kristina Gushi, nënkryetare e bashkisë Gjirokastër.
Eventet kulturore kanë tërhequr interesimin e turistëve duke prezantuar për ta vlerat kulturore dhe traditës dhe duke e bërë më tërheqëse vizitën në Gjirokastër.
“Qytetarëve gjirokastritë si dhe turistëve vendas dhe të huaj t’ju ofrohet çdo ditë diçka ndryshe, bashkia ka patur fokus këtë dhe besojmë ja kemi arritur, edhe muaji shtator do të vijë me shumë aktivitete “,- Kristina Gushi, nënkryetare e bashkisë Gjirokastër.
Përgjatë këtij viti Gjirokastra ka mirëpritur rreth 200 mijë turistë ndërsa kalaja e qytetit është monumenti më i vizituar në vendin ton.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta