Broja kryen testet mjekësore te ekipi i ri, shumë pranë firmosjes së kontratës

21 Gusht 2024 | 10:41

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Armando Broja është shumë pranë kalimit te ekipi i Ipswich në Premiere League.

Eksperti i merkatos, Fabricio Romano, ka shkruar në rrjetin social “X”, se sulmuesi kuqezi ka kryer testet mjekësore dhe pritet të nënshkruajë kontratën gjatë paradites së të mërkurës.

Marrëveshja përfshin një huazim 1-vjeçar me të drejtë blerje për 30 milionë paund, në rast se Ipswich siguron qëndrimin në Premier Ligë.

Broja mori pjesë në turneun parasezonal të Chelseat në Shtetet e Bashkuara, por filloi stërvitjen me ‘grupin e huazimit’ të Chelseat kur u kthye në Londër pasi nuk u përfshi në planet e trajnerit për sezonin e ardhshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)

Era e fortë dhe dallgët e mëdha kanë përfshirë mesditën e kësaj të diele plazhet e Vlorës, duke detyruar qindra pushues që kishin zgjedhur bregdetin...
14:03 | 26/07/2026

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026