OBSH: Evropa mund të kontrollojë linë e majmunëve, Afrika ka nevojë për ndihmë
Drejtori Rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Hans Kluge, është i bindur se Evropa mund të kontrollojë linë e majmunëve, por bën thirrje për mbështetje dhe solidaritet më të qëndrueshëm për Afrikën.
Në mes të gushtit, OBSH shpalli një emergjencë të shëndetit publik pasi një lloj i ri i virusit, “clade 1”, u përhap në Afrikë, duke regjistruar më shumë se 17 mijë raste, një prej të cilëve u zbulua në Evropë, në Suedi, shkruan Euroaktiv.
Kluge tha se ekziston një nivel i ulët rreziku për popullatën e përgjithshme dhe se lija e majmunëve nuk është një virus i ri korona.
Komiteti i sigurisë shëndetësore i BE-së u takua të hënën dhe ra dakord që ndërsa varianti “clade 2” duket të jetë më infektiv dhe vdekjeprurës dhe përbën një kërcënim, një emergjencë e shëndetit publik nuk duhet të shpallet në Evropë.
Komisioni iu referua një vlerësimi të rrezikut nga Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), e cila përcaktoi se rreziku i transmetimit të vazhdueshëm në Evropë është shumë i ulët.
Kluge theksoi se gjëja më e rëndësishme për vendet afrikane është aksesi në vaksinë.
Një nga pengesat është se vaksinat mund të dorëzohen vetëm në ato vende ku përdorimi i tyre lejohet në situata emergjente, gjë që aktualisht vlen për Republikën Demokratike të Kongos dhe Nigerinë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur