Uji “pushton” kryeqytetin e Japonisë, humbin jetën dy persona

22 Gusht 2024 | 15:24

Shiu i rrëmbyeshëm goditi Tokion mbrëmjen e së mërkurës, duke shkaktuar ndërprerje në rrjetin masiv të transportit të kryeqytetit japonez dhe përmbytje në rrugë.

Si pasojë e përmbytjeve, dy gra të cilat ndodheshin brenda një automjeti kanë humbur jetën.

Dëmet e konsiderueshme nga përmbytjet çuan në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në disa qytete.

Zyrtarët thanë se shumë rrugë në qytete ishin bllokuar nga përmbytjet dhe shoferëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi derisa të përmirësohen kushtet e motit.

Pamjet tregojnë gjendjen dramatike që po përballen qytetarët në Tokyo ndërsa autoritetet kanë zbritur në terren për të stabilizuar situatën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026