Gjykata e Lartë e Venezuelës konfirmon fitoren e Maduros në zgjedhjet presidenciale
Gjykata e Lartë e Venezuelës konfirmoi sot se Nicolás Maduro fitoi zgjedhjet presidenciale që u mbajtën në atë vend më 28 korrik, duke deklaruar se rezultatet e votimit të publikuara në internet, sipas të cilave Maduro humbi, ishin të falsifikuara.
Gjykata e Lartë mori vendimin e sotëm në përgjigje të kërkesës së Maduros për të rishikuar numrin e përgjithshëm të votave të hedhura në zgjedhjet presidenciale të 28 korrikut, pasi opozita publikoi të dhënat e votimit në internet nga 80 për qind e qendrave të votimit, të cilat treguan se kandidati i opozitës Edmundo Gonzalez fitoi me shumicë dërrmuese.
Gonzalez nuk mori pjesë në rishikimin e votimit, thanë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, të cilët akuzuan kandidatin e opozitës se po përpiqej të përhapte panik, raportoi AP.
Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur një listë me rreth 60 zyrtarë të qeverisë venezueliane dhe anëtarët e familjeve të tyre që mund të goditen nga masat e para ndëshkuese pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të vendit të Amerikës së Jugut, konfirmuan për Reuters të mërkurën dy burime të paidentifikuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West