Mbytja e jahtit në Sicili, gjendet trupi i vajzës së miliarderit britanik
Ekipet italiane të shpëtimit kanë gjetur trupin e Hannah Lynch, personit të fundit të zhdukur nga jahti që u mbyt të hënën pranë Palermos, vajzës së milionerit britanik Mike Lynch, i cili gjithashtu humbi jetën, raporton Ansa.
Trupi i Mike Lynch u gjet nga rrënojat e jahtit të enjten, dhe trupat e katër viktimave të tjera u gjetën të mërkurën.
Jahti me flamur britanik, 56 metra i gjatë dhe me 22 persona – 12 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit – u përmbys dhe u mbyt brenda pak minutash nga një stuhi të hënën.
Gjithsej 15 persona mbijetuan, duke përfshirë një fëmijë një vjeçar dhe nënën e Hanës, Angela Bacares.
Kryetari i bankës Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer, gruaja e tij Judy Bloomer, avokati i Clifford Chance, Chris Morvillo, gruaja e tij Neda Morvillo dhe kuzhinieri i anijes Recaldo Thomas vdiqën të gjithë në aksident.
Vendimi nëse do të ngrihet jahti i mbytur nga shtrati i detit “nuk është në rendin e ditës”, por do të jetë në të ardhmen, tha një zëdhënës i rojes bregdetare italiane.
Anija ishte “praktikisht e paprekur” në shtratin e detit, sipas zhytësve në ekipin e kërkim-shpëtimit.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.