Ngjarje tronditëse në Kavajë, gjenden të vdekur bashkëshortët, gruja ishte e djegur

10 Prill 2021 | 12:51

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur paraditen e së shtunës në fshatin Manskuri të Kavajës.

Rreth orës 11:45, policia deklaron se ka gjetur një makinë të djegur plotësisht në këtë fshat.

Brenda mjetit, është gjetur një trup i djegur, që dyshohet se i përket F.Sh, 45 vjeçe. Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i varur në një pemë bashkëshorti i saj, B.Sh, 48 vjeç.

Sipas policisë, burri dyshohet se ka djegur bashkëshorten dhe më pas ka varur veten.

Gjithçka mësohet se ka ardhur pas konflikteve mes çiftit për shkaqe xhelozie.

Bashkëshortët ishin në proces divorci në gjykatë dhe ata dyshohet se kanë pasur konflikte kohët e fundit.

Çifti i bashkëshortëve kishte shumë vite martesë dhe nga  marrëdhënia e tyre kanë ardhur në jetë një djalë 17 vjeç dhe një vajzë më e madhe.

Të afërm të viktimave tregojnë se marrëdhënia mes çiftit ishte prishur muajt e fundit dhe shpeshherë kishin pasur edhe konflikte që  kishin përfunduar në agravim të situatës dhe përplasje mes tyre.

Pavarësisht se policia kishte informacion për përplasjet por zonja nuk ka kërkuar asnjëherë urdhër mbrojtje.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026