49-vjeçari donte të hidhej nga Ura e Bunës, parndalohet ngjarja e rëndë në Shkodër
Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga Policia në Shkodër, pasi një 49-vjeçar tentoi t’i jepte fund jetës, duke u hedhur nga Ura në lumin Buna.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se menjëherë pas parandalimit të ngjarjes së rëndë, 49-vjeçari u shoqërua në spitalin psikiatrik, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Tentoi të hidhej nga Ura në lumin Buna, për tu vetëmytur ndërhyrja e menjëhershme e Patrullës së Qarkullimit Rrugor që ishte me shërbim në territor, parandalon ngjarjen e rëndë.
Sot më datës 23.08.2024, Patrulla e Qarkullimit Rrugor gjatë patrullimit në territor ka konstatuar një shtetas te Ura e Bunës që kryente lëvizje të dyshimta dhe tentonte të hidhej nga Ura në lumin Buna.
Patrulla e Qarkullimit Rrugorë e DVP Shkodër ka njoftuar forcat ”Shqiponja” dhe shkuan menjëherë te qytetari që tentonte të hidhej në lumë.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u parandalua ngjarja dhe 49 vjeçari V. N, u shoqërua në spital psikiatrik, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, pasi nga verifikimet rezultoi se vuante nga shëndeti mendor.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gruaja tentoi vetëvrasjen për shkak të dhunës, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë
- U arrestua pas vetëvrasjes së efektives, gjykata liron të dashurin e 21-vjeçares
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta