Sulmi në burgun rus, grupi militant: Hakmarrje për persekutimin e myslimanëve

23 Gusht 2024 | 20:16

Katër punonjës të burgjeve ruse janë vrarë pasi të burgosurit në burgun IK-19 Surovikino në rajonin jugperëndimor të Volgogradit, organizuan një revoltë.

Forcat speciale sulmuan objektin pasi të burgosurit me thikë, të cilët e identifikuan veten si militantë të Shtetit Islamik (IS), pretenduan se kishin marrë kontrollin e kompleksit të gjerë.

Mediat ruse i emëruan sulmuesit si Ramzidin Toshev, 28 vjeç, Rustamchon Navruzi, 23, Nazirchon Toshov, 28 dhe Temur Khusinov, 29 vjeç.

Të gjithë ishin vendas nga Uzbekistani dhe Taxhikistani.

 Burrat thanë se ishin të motivuar nga dëshira për t’u hakmarrë për persekutimin e muslimanëve.

Autoritetet thanë se operacioni i forcave speciale kishte liruar disa pengje dhe “neutralizoi” të gjithë sulmuesit, por më vonë konfirmuan se katër punonjës të burgut kishin vdekur.

Një imazh i paverifikuar i postuar në mediat sociale duket se tregon një të burgosur që mbante një thikë duke qëndruar mbi një roje burgu të gjakosur gjatë revoltës.

Garda Kombëtare e Rusisë tha se snajperët qëlluan katër sulmues në operacionin e shpëtimit.

Trupat e armatosur  u filmuan duke mbërritur në burg në pamjet e postuara në aplikacionin e mesazheve Telegram nga Garda Kombëtare.

Sulmuesit thuhet se kanë sulmuar rojet dhe kanë plagosur disa punonjës të burgut.

FSIN tha se tetë punonjës të burgut dhe katër të dënuar ishin marrë peng.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026