Takimi me shefin e CIA-s, reagon për herë të parë Vuçiç: Bisedë shumë e dobishme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të shtunën në Beograd se e ka zhvilluar një bisedë “shumë të dobishme dhe të mirë” me drejtorin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ëilliam Burns.
Burns e vizitoi Serbinë më herët gjatë kësaj jave dhe Vuçiç i quajti “qesharake” komentet se vizita e zyrtarit të lartë amerikan ishte mbajtur e fshehtë në Serbi, derisa në Bosnje e Hercegovinë ishte transparente, sipas agjencisë serbe të lajmeve, Beta.
“E dini, bisedoni me të ftuarit tuaj dhe shikoni nëse publikut i pëlqen apo jo… Ne, si një vend serioz, menduam se ishte mënyra më e mirë e mundshme, dhe amerikanët, si vendi më serioz në botë së bashku me Kinën, menduan se ishte mënyra më e mirë e mundshme për të monitoruar vizitën”, tha Vuçiç.
Deri para deklaratës së Vuçiçit të shtunën, askush nga zyrtarët në Serbi apo SHBA nuk e konfirmuan e as mohuan vizitën e Burnsit në Beograd.
Vuçiç shtoi se temat e bisedës së tij me shefin e CIA-s ishin “të rëndësishme për të ardhmen” e rajonit dhe të Serbisë, dhe se takimi mes tyre ishte “i denjë” dhe “i rëndësishëm”.
Më 23 gusht, Burns e përfundoi një vizitë dyditore në Kosovë, pasi më parë kishte vizituar Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë.
Qeveria e Kosovës e vlerësoi vizitën e shefit të CIA-s në Prishtinë si “moment të rëndësishëm historik” në raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së .
Burns u takua në Prishtinë edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti./REL
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta