“Aleanca me SHBA, garanci për paqe”- Osmani reagon pas takimit me shefin e CIA-s

23 Gusht 2024 | 11:26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” në lidhje me  takimin që pati ditën e enjte me shefin e CIA-s, William Burns.

Osmani nuk ka dhënë shumë detaje në lidhjet me arsyet e vizitës, por është ndalur kryesisht te marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Kosovës.

Osmani ka shkruar se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është garanci për siguri, paqe e sukses.

“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses!

Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns”, ka shkruar Osmani teksa postimi i ka bashkangjitur dhe fotot nga takimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake...
22:44 | 18/07/2026

Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit

Dy turistë gjermanë nga 18-vjeç kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth...
22:06 | 18/07/2026

Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz

Aktivistja Etleva Merko dhe ish-drejtuesi i policisë Faik Basha, të ftuar këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania, kanë debatuar lidhur...
21:52 | 18/07/2026