Rënie temperaturash dhe reshje, parashikimi i motit për javën e fundit të gushtit

26 Gusht 2024 | 11:52

Java e fundit e gushtit ka nisur me temperatura të larta ku maksimumet pritet të shkojnë në 39 gradë celsius në Elbasan, Tiranë, Fier dhe disa qytete të tjera.

Meteorologu i Meteoalb Hakil Osmani tha në Euronews Albania se e marta pritet të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave ku maksimumet do jenë në 38 gradë.

Në pjesën e dytë të javës do ketë një rënie më të ndjeshme të temperaturave deri në 35 për maksimumet. Gjatë javës mëngjesi do shënojë minimumet 12 gradë në zonat malore dhe 17-21 gradë në zonat e ulëta.

Moti pritet të jetë i qëndrueshëm me intervale me kthjellime dhe alternime të vranësirave, që gjatë orëve të pasdites mund të shoqërohen me momente të pakta me shi ndërsa duke nisur nga e mërkura pjesa e dytë e ditës do të ketë më shumë mundësi për reshje shiu kryesisht në zonat malore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026