Sulmi me thikë në Gjermani, Scholz njofton masa për emigrantët e jashtëligjshëm

26 Gusht 2024 | 13:42

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha të hënën se dëshiron të rrisë deportimet e emigrantëve të jashtëligjshëm, disa ditë pas një sulmi me thikë në qytetin perëndimor të Solingenit.

“Deportimet duhet të përshpejtohen, ‘me rregullore ligjore nëse është e nevojshme’,” tha Scholz gjatë një vizite në Solingen.

Kancelari gjithashtu kërkoi “zbatimin e qëndrueshëm dhe praktik” të ligjeve ekzistuese, përfshirë ato për emigrantët që aplikojnë për azil në Gjermani dhe jo në vendin e parë të Bashkimi Evropian ku ata mbërrijnë në kundërshtim me Rregulloren e Dublinit.

“Me siguri do të ketë kuptim të krijohet një grup i posaçëm për të studiuar këtë”, shtoi kancelari Scholz.

Tre njerëz u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në sulmin e së premtes së kaluar në një shesh në qendrën e qytetit të Solingenit.

I dyshuari 26-vjeç, i cili është me origjinë nga Siria, u dërgua në paraburgim me urdhër të gjykatës, raporton agjencia gjermane DPA.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026