Ekspozita me piktura synon të sfidojë paragjykimet ndaj komunitetit LGBTI
Guxo të tregosh anën tjetër të vetes tënde quhet ekspozita e realizuar nga piktorja Ilda Buxhaku me tematikë komunitetin LGBTI dhe betejat e tyre të përditshme me mentalitetin shoqëror.
Ekspozita sjell një rrëfim vizual të marrëdhënieve të komunitetit LGBTI+ në shoqërinë e sotme shqiptare.
Guxim për tu pranuar, guxim për të reflektuar dhe për të rrëzuar barrierat e një mentaliteti paragjykues të shoqërisë. Mesazhe të forta por edhe sensibiluese përcillen përmes Ekspozitës “Dare to show the other side of you” (Guxo të tregosh anën tjetër të vetes tënde).
Nëpërmjet artit vizual ekspozita sjell një rrëfim të përjetimeve dhe marrëdhënieve të komunitetit LGBTI në shoqërinë e sotme shqiptare si dhe vështirësitë e marrëdhënieve midis individëve në kontekstin tonë shoqëror.
“Qëllimi është sensibilizimi i shoqërisë ndaj komunitetit dhe normalisht mendoj se meqenëse njerëzit e dashurojnë artin vizual, është mënyra më e drejtpërdrejtë të vish në një formë perceptimi më pranues,” u shpreh për Euronews Albania piktorja.
Ekspozita me punime në vaj trajton betejat e tyre të përditshme duke shpërndarë kështu një mesazh solid e të fuqishëm kundër diskriminimit por gjithashtu i jep mundësi individëve të komunitetit për tu shprehur e për tu kuptuar nga shoqëria.
“Njerëzit duhet të sensibilizohen pak, sepse jetojmë në një shoqëri që vazhdimisht përcjell frustrime të shumëanshme,” shtoi ajo.
Ekspozita që ka si objektiv të tregojë se diversiteti në të menduar, perceptuar dhe shprehur duhet mbështetur dhe jo paragjykuar do të qëndrojë e hapur pranë galerisë “Zeta” deri në datën 8 shkurt.
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij