Zelensky thotë se do t’i paraqesë SHBA-së planin se si t’i jepet fund luftës
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, është shprehur se do i paraqesë SHBA-ve një plan sesi synon t’i japë fund luftës me Rusinë.
Sipas mediave të huaja, komentet Zelensky i bëri në një konferencë shtypi në Kiev në 27 gusht 2024, një ditë pas një prej sulmeve më të mëdha të luftës deri më tani.
Zelensky, i cili aktualisht po jep një konferencë shtypi për të shënuar ditën e pavarësisë së Ukrainës e cila ishte të shtunën, thotë se do t’ua prezantojë planin kandidatëve presidencialë Kamala Harris dhe Donald Trump, si dhe Presidentit aktual Joe Biden.
Plani do të përfshijë hapa në frontet diplomatike dhe ekonomike, thotë ai, veçmas nga inkursioni i Ukrainës në Kursk, i cili ka qenë gjithashtu pjesë e një strategjie për ta shtyrë Moskën të fillojë bisedimet e paqes.
Zelensky tha gjithashtu në konferencën për shtyp në Kiev se Ukraina kishte kryer testin e saj të parë të një rakete balistike të prodhimit vendas.
Ukraina ka përdorur tashmë disa raketa balistike kundër Rusisë që janë siguruar nga SHBA.
LEXONI GJITHASHTU:
Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit