Zelensky: Situata në lindje të Ukrainës është e vështirë

20 Gusht 2024 | 18:26

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se situata në lindje, afër Toretsk, është “e vështirë”, mes përparimeve ruse në rajon.

Sipas mediave të huaja, ka pasur 14 përleshje luftarake të raportuara në zonën e Toretsk dhe 34 në sektorin e Pokrovsk që nga fillimi i ditës, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

Rusia ka dërguar më shumë trupa në Pokrovsk sot, sipas ushtrisë ukrainase, për të mbështetur ofensivën atje, me sa duket në një përpjekje për të përfituar nga momenti.

Pavarësisht sukseseve në pushtimin e tij në Kursk, Kievi nga luftimet nw lindje ka humbur terren ndaj forcave ruse.

“Ukrainasit kanë qenë nën presion të jashtëzakonshëm [atje] për disa muaj, por po bëhet e patolerueshme tani në Toretsk, që është një vend mjaft i vogël, por është i rëndësishëm, sepse është afër Pokrovsk dhe Chasiv Yar,” analisti ushtarak i Sky News, profesor Michael Clarke.

Kjo e fundit, tha Prof Clarke, është e rëndësishme sepse është terren i lartë që kontrollon lëvizjen drejt Kramatorsk e Sloviansk dhe Pokrovsk është i rëndësishëm sepse është një qendër transporti dhe kontrollon lëvizjet në veri dhe në perëndim.

“Ata po përpiqen të ruajnë kontrollin e tyre në zonë”, shtoi Prof Clarke.

“Dhe ky është problemi këtu… Kramatorsk dhe Sloviansk janë vendet vërtet të rëndësishme, nëse Rusia i merr ato, ajo merr të gjithë Donbasin”, përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda

Një tren mallrash në Kanada është përfshirë nga flakët për shkak të një zjarri të madh. Sipas mediave ndërkombëtare, punëtorët sapo janë përfshirë nga zjarri...
19:40 | 15/07/2026