1382 automjete në 24 orë në Kakavijë, vijon kthimi i emigrantëve drejt Greqisë

28 Gusht 2024 | 09:49

Në doganën e Kakavijes vazhdon fluksi në dalje të tokës shqiptare ndërsa pas përfundimit të pushimeve në vendlindje emigrantët rikthehen në shtetin grek.

Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër, gjatë 24-orëve të fundit udhëtuan në drejtim të Greqisë 4238 këmbësorë dhe 1382 automjete. Në total gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet doganës së Kakavijes lëvizën në të dyja anët e kufirit 7509 persona dhe 2395 automjete.

Pjesë e fluksit janë edhe turistët që udhëtojnë në drejtim të Greqisë dhe anasjelltas. Gjatë lëvizjes në kufi nuk janë regjistruar radhë të gjata pritje në sportelet e kontrollit të dokumenteve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026