Sllovakia do blejë sisteme kundërajrore nga Izraeli
Qeveria e Sllovakisë ka miratuar planet për të blerë gjashtë sisteme mobile të mbrojtjes ajrore nga Izraeli në vlerë prej 554.3 milionë eurosh, teksa ky shtet anëtar i NATO-s po forcon mbrojtjen e hapësirës së tij ajrore.
Qeveria po ashtu ka miratuar blerjen e më shumë se 1.300 automjete të terreneve të vështira 6×6 dhe 8×8, përmes një prokurimi të përbashkët me Republikën Çeke, në një vlerë prej 708.3 milionë eurosh. Këto automjete do të zëvendësojnë automjetet e vjetra ekzistuese.
Sllovakia, që gjendet në kufi me Ukrainën e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022, po synon që të forcojë kapacitetet e saj të mbrojtjes ajrore.
Sllovakia ka qenë pjesë e përpjekjeve të NATO-s për të forcuar krahun lindor të aleancës ushtarake. Ministri i Mbrojtjes, Robert Kalinak, tha se prioritetet duhet të përqendrohen në aftësitë mbrojtëse, veçmas të mbrojtjes ajrore.
Muajin e kaluar, Sllovakia pranoi dërgesën e parë të dy nga 14 avionët luftarakë të llojit F-16.
Në njoftimin e Qeverisë sllovake nuk u emërua sistemi i mbrojtjes ajrore që do të blihet nga Izraeli, përmes një marrëveshjeje midis dy qeverive.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq