Përgatitjet për 25 prillin, Rama takohet me shefen e misionit të ODIHR, Urszula Gaçek

11 Prill 2021 | 12:04

Shefja e misionit të vëzhguesve zgjedhore të OSBE/ODIHR, Urszula Gaçek zhvilloi sot një takim me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Takimi i zhvilluar në selinë rozë ka zgjatur për gati 45 minuta dhe fokusi ka qenë në zgjedhjet e 25 prillit si dhe garancitë për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Më herët drejtuesja e misionit të ODIHR është shprehur se qëllimi i OSBE/ODIHR është arritja e standardeve në zgjedhjet e 25 prillit dhe se nuk ka rolin e polices në zgjedhje.

Ndërkohë partitë politike kanë nisur fushatën për zgjedhjet e 25 prillit.

Kryeministri Edi Rama kërkon një mandat të tretë, ndërsa Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi shpalosin programet e tyre politike.

Sakaq, me vendim të Kolegjit Zgjedhor është pëcaktuar edhe fleta e votimit për këto zgjedhje, e cila do të jetë me numra dhe jo me emra.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026