Shqipëria U-21 publikon listën| Bushi thërret 10 lojtarë nga Superliga

29 Gusht 2024 | 15:14

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në prag të duelit të parafundit kualifikues drejt kampionatit evropian, atë ndaj Zvicrës. Trajneri Alban Bushi ka publikuar dhe listën me lojtarët e thirrur, ku në total janë 23 futbollistë, 10 prej tyre nga kampionati vendës. Pavarësisht thirrjes së tyre, tekniku kuqezi kërkon më tepër punë nga ana e skuadrave.

“Nga kampionati shqiptar nuk jam shumë i kënaqur, nuk janë aktivizuar shumë të rinj, potenciali ka qenë nga jashtë. Këtë sezon ka filluar të ketë aktivizime, si Vllaznia me Dodën, me prespektivë. Kemi të rinj, kampionati ynë ka filluar, por duhet edhe më tepër, sidomos pasi janë edhe pa kosto”, tha Alban Bushi, trajner i Shqipërisë U-21.

Dueli ndaj helvetëve do të jetë i vështirë, por kuqezinjtë mendojnë se mund të marrin rezultat pozitiv në transfertë.

“Zvicra është e fortë, nivel i lartë e potencial. Kemi pamje të qartë, ata në mundën në Air Albania, kishin më tepër zotërim, por ne ishim më mirë. Patëm disa raste. Kur sheh rezultatin 3-1 nuk tregon se ata ishin aq favoritë. I kemi të gjitha shanset, skemi presion, matematikisht brenda objektivave. Mendoj që kemi shanse ta mundim Zvicrën atje, ata kanë presion për vendin e parë”, tha Alban Bushi, trajner i Shqipërisë U-21.

Zvicër-Shqipëri luhet më 6 shtator, ndërsa ndeshja e parë mes tyre u mbyll në shifrat 1-3 në favor të zviceranëve. Në grupin ku kuqezinjtë bëjnë pjesë renditen në vendin e 4 me 10 pikë në 8 ndeshje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026