“Shpëtojeni Amerikën”| Trump mbron takimin me Putinin në Helsinki më 2018

30 Gusht 2024 | 09:31

Në një libër të ri, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e cilësoi takimin e tij me presidentin rus, Vladimir Putin, në vitin 2018 në Helsinki, si “të shkëlqyer”.

Libri, i titulluar “Shpëtojeni Amerikën”, është një përmbledhje fotografish, anekdotash dhe kujtimesh nga fushata presidenciale e Trumpit dhe mandati i tij presidencial.

Në të, Trump e mbron takimin e tij shumë të kritikuar me Putinin, gjatë të cilit vuri në dyshim konstatimet e inteligjencës amerikane se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA, në favor të tijin.

“Kjo ishte një ditë shumë e ndërlikuar”, shkruan Trump nën një fotografi nga konferenca për shtyp me Putinin, transmeton agjencia e lajmeve Associated Press.

“Kam pasur një takim të shkëlqyer me presidentin e Rusisë, Putin – gjë që u pranua nga të gjithë. Më pas, lajmet e rreme filluan të përhapin rrëfime të rreme”, shkruan Trump.

Libri pritet të dalë më 3 shtator, ndërsa AP siguroi disa pjesë të tij të enjten.

“Shpëtojeni Amerikën” do të shitet për 99 dollarë, ndërsa kopja e nënshkruar për 499 dollarë.

Libri përmban edhe një reflektim të gjatë të Trumpit, në lidhje me sulmin kundër tij gjatë një mitingu në Pensilvani, më 13 korrik.

“Kishte gjak që derdhej kudo”, shkruan Trump nën një fotografi të tij me fytyrën e gjakosur, shkruan Rel.

“Megjithatë, në njëfarë mënyre, ndihesha shumë i sigurt, sepse kisha Zotin në anën time”, shkruan ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026