Gjykata e Gjirokastrës jep masën e sigurisë për Adriatik dhe Julian Kalemin
Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Adriatik Kalemin, i cili u arrestua dy ditë më parë për kryerjen e veprave penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
“Arrest me burg” u caktua dhe për nipin e Adriatikut, Julian Kalemin i cili akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit te krimit”, pasi kishte fshehur vrasësin e Edmond Papës, Andrew Bode.
Bode u kap në Memaliaj, ku gjatë kontrollit në banesën e Kalemit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.
Vrasja e Aleksandër Sadikajt, nipit të Kalemit, duket se është zanafilla e një sage hakmarrjeje mes fisit Kalemi dhe Papa.
Vetë Adriatik Kalemi i ka shpëtuar dy atentateve në Greqi. Fillimisht ai i shpëtoi një atentati ishullin Paksos ku ishte me pushime.
Atentati i dytë ndodhi në momentin që Kalemi po përgatitej të linte burgun për të fituar lirinë, pasi u ndalua për shkak të problemeve që kishte me drejtësinë. Ai u qëllua me thikë nga një i burgosur nga Egjipti.
Ndërsa në Janar të këtij viti në Unazën e Tiranës iu be atentat nga nje makinë në lëvizje vëllait të Adriatik Kalemit, Zamir Kalemit i cili po lëvizte me një makinë smart. Nga kjo ngjarje ai mbeti i plagosur.
Ndërkohë që në një atentat në korrik të këtij viti, u ekzekutua në një atentat mafioz, babai i Adriatik kalemit, Shyqyri Kalemi si dhe dy persona të pafajshëm në lokalin ku ai po konsumonte kafen.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për policinë e shtetit, nuk do doja të isha para jush.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për policinë e shtetit, nuk do doja të isha para jush.
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)