Dibër| Mashtroi një shtetas dhe i mori një shumë parash, arrestohet 43 vjeçari

30 Gusht 2024 | 13:13

Një 43 vjeçar nga Dibra është arrestuar këtë të premte pasi me anë të mashtrimit i kishte marrë një shumë parashë një shetasi.

Policia e ka arrestuar shtetasin me iniciale G.T., i cili ishte banues në fshatin Kastriot , në Dibër, i cili i ka marrë një shumë parashë me vlerë vlerë 1.200.000 lekë të reja, shtetasit R.D.

Sipas njoftimit të policisë, 43 vjeçari ja ka marrë këto para shtetasit R.D., me qëllim për t’ja dërguar një të afërmi të tij.

Gjatë kontrollit në automjetin e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën shumën e parave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026