Kush është viktima e atentatit në Shkodër, ngjarja e bujshme që u përfshi në Rumani
Një ngajrje e rëndë tronditi qytetin e Shkodrës mesditën e kësaj të premteje, ku të shtëna me armë u regjistruan në lagjen Zdrale të qytetit verior.
Viktima është identifikuar si shtetasi Elis Roshkodoli, 36-vjeç. Ai u qëllua në ambientet e një lokali në rrugën “Isuf Sokoli” nga një person i paidentifikuar.
36-vjeçari është një person me precedent të mëparshëm penal. Më datë 22 prill të vitit 2023 ai ka plagosur me thikë pronarin e një lokali në Bukuresht të Rumanisë.
Roshkodoli e ndoqi biznesmenin rumun rrugës kur ai po kthehej në banesë dhe e goditi me mjet prerës në një pritë. Biznesmeni Jean Sasu, u transportua në spital ku mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Sipas policisë rumune agresori ishte identifikuar si i riu shqiptar Elis Roshkodoli i cili ishte larguar menjëherë pas ngjarjes përmes aeroportit të Bukureshtit drejt Stambollit.
Gjithashtu 36-vjeçari rezulton i akuzuar nga autoritetet belge për përfshirje në një grup të rrezikshëm kriminal që merrej me grabitje.
Ndërkohë nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor në Shkodër ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit, 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.
Policia ka ngritur kontrolle në të gjithë zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit ose autorëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta