Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, raportohet për 1 viktimë

30 Gusht 2024 | 12:44

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mesditën e kësaj të premteje në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se viktimë ka mbetur një 36-vjeçar.

Viktima është identifikuar si shtetasi Elis Roshkodoli. Ai u qëllua në ambientet e një lokali në rrugën “Isuf Sokoli” në lagjen e Zdrales nga një person i paidentifikuar.

36-vjeçari është një person me precedent të mëparshëm penal. Më datë 22 prill të vitit 2023 ai ka plagosur me thikë pronarin e një lokali në Bukuresht të Rumanisë.

Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit, 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.

Policia ka ngritur kontrolle në të gjithë zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit ose autorëve.

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Rr., rreth 36 vjeç, banues në Shkodër.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Gjithashtu është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026