Zyrtarët ukrainas vizitë në Uashington, ministrat që marrin pjesë

30 Gusht 2024 | 20:09

Zyrtarët e lartë ukrainas kanë nisur një vizitë në Uashington, ka thënë zyra presidenciale e Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, delegacioni përfshin ministren e Ekonomisë, Julia Svyrydenko dhe ministrin e Mbrojtjes, Rustem Umerov.

“Ne jemi duke punuar në Uashington… Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë për mbështetjen e tyre,” tha shefi i kabinetit të Presidentit Andriy Yermak në Telegram.

Vizita vjen në kohën kur Volodymyr Zelensky i bëri thirrje aleatëve perëndimorë që të lejojnë Ukrainën të përdorë armë perëndimore me rreze të gjatë për të sulmuar bazat ajrore ushtarake ruse.

Kievi thotë se mënyra më efektive për t’iu kundërvënë sulmeve ruse është të shënjestrohen avionët rusë, jo vetëm bombat.

Kujtojmë se mijëra persona, civilë e ushtarakë, kanë humbur jetën në Ukrainë pas nisjes së agresionit të pajustifikuar rus ndaj fqinjit të saj perëndimor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026