Një F-16 raportohet të jetë rrëzuar në Ukrainë këtë javë
Një avion luftarak ukrainas, F-16, u shkatërrua pasi u rrëzua më 6 gusht, sipas një zyrtari amerikan që u citua nga Wall Street Journal.
Zyrtari i paidentifikuar amerikan tha se incidenti ndodhi gjatë një sulmi të madh rus në Ukrainë.
Megjithatë, raportimet fillestare tregojnë se F16-shi nuk u rrëzua nga zjarri i armikut, sipas gazetës amerikane dhe agjencisë së lajmeve Reuters, më 29 gusht.
Wall Street Journal tha se avioni u rrëzua me gjasë si pasojë e një gabimi të pilotit.
Forcat Ajrore të Ukrainës nuk e kanë konfirmuar rrëzimin e avionit apo statusin e pilotit.
Rrëzimi i avionit luftarak ndodhi pak javë pasi F16-shat e parë mbërritën në Ukrainë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi i përdori për herë të parë këta avionë në luftime për të rrëzuar raketa ruse gjatë sulmeve të kësaj jave, shkruan REL.
Të enjten, Holanda i dha leje Ukrainës t’i përdorë avionët luftarakë F-16 në territorin rus, të cilët i ka dhuruar kohë më parë.
Holanda ia ka dhuruar Ukrainës 24 avionë luftarakë F-16.
F16-shat, të ndërtuar nga Lochheed Martin, kanë qenë dëshirë e kamotshme e Ukrainës, për shkak të forcës së tyre shkatërruese. Ky avion mund të bartë bomba, predha dhe raketa.
Pilotët ukrainas janë trajnuar se si t’i përdorin F16-shat nga partnerët perëndimorë për muaj të tërë.
LEXONI GJITHASHTU:
Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike