BE refuzon kërkesën e Kievit për të trajnuar trupa brenda Ukrainës
Bashkimi Europian ka hedhur poshtë një kërkesë nga Kievi që blloku të trajnojë ushtarë ukrainas brenda vendit të shkatërruar nga lufta, por do t’i trajnojë ata sa më afër territorit ukrainas, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Sipas mediave të huaja, BE ka trajnuar rreth 60 mijë ushtarë ukrainas brenda kufijve të bashkimit ekonomik që nga pushtimi i vendit nga Rusia dhe do të synojë të trajnojë 15 mijë të tjerë deri në fund të vitit, tha Borrell.
Kievi i ka kërkuar BE-së të konsiderojë disa trajnime brenda Ukrainës, duke argumentuar se kjo do të ishte më e shpejtë, më ekonomike e logjistike dhe më e lehtë sesa brenda BE-së.
Por shumë vende të BE-së hezitojnë të vendosin trupa brenda Ukrainës, duke shprehur shqetësime për sigurinë e tyre dhe duke vënë në pikëpyetje nëse një veprim i tillë do t’i devijonte forcat ukrainase nga misioni i tyre kryesor, me qëllim mbrojtjen e trajnuesve.
Borrell u tha gazetarëve: “Disa shtete anëtare ishin gati, të tjerët ngurruan. Më në fund vendosëm që trajnimi të jetë sa më afër Ukrainës, por jo në territorin ukrainas”.
Kujtojmë se mijëra persona, civilë e ushtarakë, kanë humbur jetën në Ukrainë pas nisjes së agresionit të pajustifikuar rus ndaj fqinjit të saj perëndimor.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq