Sulm me thikë në Gjermani, një grua plagos 5 persona në autobus
Të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në një autobus në qytetin gjerman Siegen dhe tre persona janë në rrezik, raporton Bild.
Sulmi ka ndodhur rreth orës 19:40 dhe sulmin e ka kryer një grua 32-vjeçare.
Sipas policisë, autobusi në itinerarin rajonal R22 ishte nisur për në një festival të qytetit në Siegen, në shtetin e Rhine-Westfalen.
Në momentin e sulmit, në autobus ndodheshin të paktën 40 pasagjerë, mes tyre edhe fëmijë.
Sipas informacioneve të Bild, gruaja është gjermane dhe ka mundësi të jetë e sëmurë mendore, si dhe të jetë droguar dhe supozohet se ka goditur rastësisht personat në autobus.
Sulmi ndodhi saktësisht një javë pas një sulmi terrorist në qytetin Solingen, qindra kilometra larg, kur një vrasës goditi me thikë tre persona dhe plagosi tetë të tjerë.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan