Marrëveshja për emigrantët, Rama: Italisë s’i themi dot jo, na ka qëndruar pranë
Kryeministri Edi Rama në Forumin e Sigurisë GLOBSEC 2024 komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë, duke theksuar se nuk mund t’i thoshte dot “jo” Italisë, pasi është një vend që na ka qëndruar pranë në momente të vështira.
Rama u shpreh se ne duhet të sillemi si evropianë, edhe pse po na vonojnë lejen për të qenë pjesë e familjes së madhe të BE.
“Nuk i themi dot jo Italisë. Nuk i thua dot jo as Giorgias. Nuk i thua dot Italisë për shkak të historisë, shumë gjërave dhe faktit se sa shumë ka qenë e pranishme për ne Italia kur kemi në situata të këqija. Së dyti, sepse jemi të gjithë evropianë dhe duhet të sillemi si evropianë. Edhe pse po na vonojnë lejen për të qenë pjesë e kësaj familjeje të përbashkët evropiane, ky është një problem për të gjithë Evropën”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta