Rama: Shqipëria nuk ka patur asnjë interes ta shohë Rusinë si aleat, e kuptuam që…
Kryeministri Edi Rama, mori pjesë këtë të shtunë në panelin e diskutimit të forumit të sigurisë, GLOBSEC 2024, që po mbahet në Pragë.
Shefi i qeverisë shqiptare ishte i pranishëm në panel me Kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.
Në fjalën e tij Rama u ndal te mbështetja e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe partneriteti mes dy vendeve i nësnshkruar gjatë vizitës së presidentit Zelenky në Tiranë.
Rama tha se mbështetja e Shqipërisë ndaj Ukrainës vjen natyrshëm, pasi Tirana zyrtare e ka kuptuar prej kohësh që nuk ka asnjë interes ta shohë Rusinë si një partner.
Ai nënvizoi se pas viteve ’90 nuk ka asnjë vizitë të lartë të autoriteteve ruse në Tiranë dhe anasajelltas.
“E kuptuam që nuk ka asnjë interes që ta shohësh Rusinë si një aleat apo partner për sa kohë ëndrra për një variant të caktuar të imperaliazmit qoftë në mënyrën e vjetër apo të re nuk do të zhduket.
Jemi i vetmi vend në Evropë që prej vitit 1990 nuk ka pasur asnjë vizitë nga autoritetet e larta tonat në Moskë, as nga autoritetet e larta të Moskës te ne.
Më duhet të them se solidariteti jonë me Ukrainën është gjëja më e natyrshme, është e paimagjinueshme që në botën tonë, në Europën tonë, në shekullin tonë, çfarëdo mosmarrëveshjeje, çfarëdo mënyre e ndryshme e të kuptuarit të fqinjësisë nuk mund të zgjidhet duke dërguar një ushtri. Kjo është e papërfytyrueshme. Dua të përmend historinë mjaft treguese të himnit rus. Kur Stalini i kërkoi autorit që e shkroi të shkruante diçka mjaft motivuese, pasi Bashkimi Sovjetik duhet të luftonte, autori e bëri. Ndërkohë që kur Hrushovi erdhi në pushtet i kërkoi të njëjtit autor të ndryshonte tekstin dhe kur Jelcini erdhi në pushtet i kërkoi gjithahtu të ndryshonte tekstin. Edhe kur Putini erdhi në pushtet i kërkoi autorit të ndryshonte tekstin, por muzika kurrë nuk ndryshoi në Rusi”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare