Rama mbledh qeverinë të dielën në Dajt, më 8 shtator Asambleja në Durrës

30 Gusht 2024 | 10:53

Politika ka lënë pas pushimet e verës me përfundimin e gushtit dhe të dielën e 1 shtatorit, kryeministri Rama mbledh qeverinë në një analizë pune përpara nisjes së sezonit të ri politik.

Burime bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet tek vila qeveritare në Dajt duke nisur nga ora 10:00 e 1 shtatorit deri në orën 18:00.

Secili prej ministrave do të prezantojë objektivat e punës për sezonin e ri në dikasterin që mbulon.

Një ditë më pas në 2 shtator, do të nisë jeta parlamentare, me seancën e parë do të mbahet për sesonin e ri parlamentar pasditen e së hënës.

Ndërkohë, më 8 shtator Edi Rama do të mbledhë strukturat e partisë, e saktësisht Asamblenë e dalë nga kongresi i 28 korrikut.

Asambleja e re do të mblidhet në Durrës dhe do të zgjedhë kryesinë. Po në këtë mbledhje do të zgjidhet edhe sekretariati i ri i partisë. Me interes priten edhe ndryshimet e mundshme në drejtuesit politik të qarqeve, pak muaj përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026