Forumi i sigurisë| Liderët europian mblidhen në Çeki, pjesë edhe kryeministri Rama
Kryeqyteti çek, Praga, do të presë duke nisur nga kjo e premte deri të dielën Forumin vjetor Globsec.
Mbledhja kryesore e sigurisë në Evropën Qendrore zhvillohet nga 30 gushti deri më 1 shtator dhe mbledh së bashku liderë politikë, ekspertë dhe politikëbërës.
Ata do të diskutojnë çështje kritike të sigurisë globale si konfliktet e vazhdueshme në Ukrainë dhe Gaza, si dhe zgjerimin e BE-së dhe NATO-s.
Diskutime pritet të ketë edhe për Ballkanin Perëndimor dhe mundësitë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ku Shqipëria është në përpjekjen e rradhës për të lobuar për nisjen e shqyrtimit të kapitujve të negociatave me BE-në.
Pjesë e punimeve të samitit do jetë edhe presidentja e komisionit europian, ursula von der leyen e cila do të mbajë edhe një fjalim
Pjesë e këtij forumi është edhe kryeministri Rama i cili ka udhëtuar drejt Pragës, ku do të marrë pjesë në dy panele diskutimi. Paneli i parë lidhet me ballkanin e perëndimor dhe paneli i dytë me europën, mundësitë dhe rreziqet.
Nga Kosova merr pjesë presidentja Vjosa Osmani dhe nga Serbia, presidenti Aleksandër Vuçiç.
LEXONI GJITHASHTU:
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen