Diell apo shi? Meteorologia Lajda Porja zbulon si do të jetë moti në muajin shtator

2 Shtator 2024 | 09:16

Meteorologia Lajda Porja është shprehur se temperaturat e larta do të vijojnë të na shoqërojnë edhe gjatë muajit shtator.

Komentet Porja i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se këto temperatura do të shkojnë deri në 36 gradë dhe nuk janë tipike për stinën e vjeshtës.

Ajo tha gjithashtu se të enjten priten reshje shiu në shumicën e territorit, por që sipas saj, në bregdet ato do të jenë të pakta.

“Jemi zyrtarisht në vjeshtë edhe pse do të vazhdojmë me atmosferën e verës. Nuk jemi fare në temperature tipike vjeshte. Mund të them se në 15 ditëshin e parë të këtij muaji temperaturat do të ngjiten deri në 36 gradë. Në vijën bregdetare temperaturat do të shkojnë në 33 apo 34 gradë.

Parashikohet një javë me temperatura të larta, një javë me diell, ku vranësirat do të jenë më të dukshme në pjesën e dytë të ditës. E enjtja pritet të ketë reshje shiu, por në bregdet do të ketë vetëm disa pika shiu. Le të themi që ende nuk ka ardhur vjeshta”, tha Porja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie

Situata jashtë Parlamentit ka regjistruar tensione të reja. Jashtë oborrit të godinës janë dëgjuar shpërthime, të shkaktuara nga lëndë plasëse të llojit kapsollë, të cilat...
10:22 | 23/07/2026

Konferenca e Kryetarëve pa vendimmarrje për kërkesën e PD për reformën Territoriale, do të votohet në Parlament

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ka përfunduar pa një vendimmarrje konkrete lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike për zgjatjen e afatit të punimeve të Komisionit...
10:22 | 23/07/2026

Berisha dhe deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, vijojnë tensionet e qytetarëve me policinë

Ndërsa jashtë ambienteve të Parlamentit situata mbetet e tensionuar me përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të policisë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbërritur...
10:04 | 23/07/2026