Masakër në Milano, 17-vjeçari vret me thikë të atin, nënën dhe vëllanë e mitur

2 Shtator 2024 | 10:11

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Milano ditën e djeshme, ku një 17-vjeçar ka vrarë me thikë të atin, nënën dhe vëllanë 12-vjeçar.

Sipas mediave të huaja, ai kishte telefonuar 112 duke pretenduar se kishte vrarë babanë e tij sepse ai ishte përgjegjës për therjen me thikë të nënës së tij dhe vëllait 12 vjeçar.

Ai i goditi njëri pas tjetrit viktimat, duke u shkaktuar me dhjetëra plagë me thikë, në shtëpinë me tulla ngjyrë bezhë, ku deri pak orë më parë kishte pasur një atmosferë festive.

Viktimat nga sulmi me thikë janë Fabio, 51-vjeç, nënën Daniela-49-vjeç dhe vëllai i tij i vogël Lorenzo, 12-vjeç.

Megjithatë, asnjë fjalë për motivin, nëse është e mundur të gjesh një shpjegim për një shpërthim kaq të keq.

“I vrava vetëm”, pranoi ai para hetuesve, duke mohuar atë që tha mëngjesin e sotëm fillimisht në 112 dhe më pas karabinierëve që kishin mbërritur në shtëpinë e tij. Në fakt ai u kishte thënë të dyve se kishte vrarë të atin pasi kishte zbuluar se ai kishte vrarë nënën dhe vëllain e vogël.

Por deklaratat e tij u shfaqën menjëherë të paplota dhe jokonsistente. Pasi ka telefonuar në 112 duke thënë “hajde vrava babanë”, i riu ka pritur mbërritjen e makinës së policisë jashtë shtëpisë së tmerreve, me armën e vrasjes të vendosur në tokë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka reaguar sërish përmes një postimi në ‘Facebook’ lidhur me gjendjen e Banjave Termale të Bënjës në Përmet. Ai...
22:39 | 27/06/2026

Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ishte e pranishme këtë të shtunë në protestën që po mbahet në ditën e saj të 28-të në Tiranë, ku gjatë...
22:27 | 27/06/2026

Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore...
21:45 | 27/06/2026