Konferenca e Kryetarëve, Bardhi: Mandati i Olta Xhaçkës të shkojë në ‘Kushtetuese’
Ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit po zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Gjatë fjalës së tij në këtë mbledhje, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se çështja e mandatit të deputetes Olta Xhaçka është zvarritur shumë dhe duhet të shkojë sa më shpejtë në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas Bardhit, në Këshillin e Legjislacionit kanë rënë dakord edhe deputetët e PS-së që kjo çështje t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese.
Ai foli gjithashtu edhe për ligje që sipas tij zvarriten dhe kërkoi ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për çështjen e fondeve IPARD për bujqësinë.
“Kemi ligje si iniciativë e deputetëve të cilat kanë nga tri vite në sirtare. Shpresoj shumë që të futen me prioritet në kalendare për t’u shqyrtuar. Janë propozime të rëndësishme që vijnë nga opozita.
Gjithashtu dua të theksoj problemin e zvarritjes së mandatit të Olta Xhaçkës. Shpresoj shumë dhe ju bëj thirrje të vazhdohet pa humbur kohë që kjo çështje të shkojë në Gjykatë Kushtetuese. Në Këshillin e Legjislacionit edhe deputet e PS, ranë dakord që mocioni t’i përcillet Gjykatës dhe shpresoj që në seancën e 12 shtatorit kjo të ndodhë.
Kam edhe një çështje të rendesishme që lidhet me fondet e IPARD. Para disa muajsh ju kërkuat që debati për këtë çeshtje dhe ngritja e një komisioni parlamentar për të adresuar problematikat, të ndodhë në shtator. Shtatori erdhi, kështu që ju kërkoj që këtë çeshtje ta kemi prioritet edhe si një instrument për të zhbllokuar fondet e BE për fermerët. Fonde që mbahen të bllokura për shkak të korrupsionit dhe abuzimit qeveritar”, ka thënë Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta