Lirimi i Belerit nga burgu, Petro Gjikuria: Një ditë që do të festohet në Himarë

2 Shtator 2024 | 13:37

Ditën e sotme Fredi Beleri është liruar nga burgu, pas një vendimi të Gjykatës së Fierit që vendosi t’a mundësojë lirinë 6 javë para përfundimit të dënimit.

Në pritje të Belerit teksa la qelinë ka qenë edhe ish-kandidati i opozitës për kryebashkiak të Himarës, Petro Gjikuria.

Në një intervistë për Euronews Albania, Gjikuria tha se lirimi i Belerit është një ditë e mirë që do të festohet nga himariotët.

Ai tha gjithashtu se Beleri si eurodeputet do të ngrejë zërin në Parlamentin Europian për problematikat në Himarë.

“Kjo është një ditë që do festohet në Himarë. Për 15 muaj Beleri ishte pas hekurave. Unë nuk jam as avokat e as gjyqtar. Por mendoj se Gjykata mori vendimin e duhur, pak i vonuar, por mendoj që të gjithë himariotët do e mbështesin.

Një njeri që mori 4 mijë vota, duhet respektuar. Është kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës. Nëse mbani mend ato që ka thënë Beleri, ai ka thënë se donte të ishte kryetari i Himarës dhe jo eurodeputet.

Por erdhën gjërat siç erdhën dhe ai do ngrërë zërin për Himarës si eurodeputet. Edhe unë do ngre zërin në Amerikë. Nuk kam folur me Tavon, por ato problemet e vogla që u panë në zgjedhje, ato duhen deklaruar. Populli duhet të dijë për të”, tha Gjikuria.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026