Fredi Beleri del nga burgu, shkëmben përqafim me të birin! Pritet edhe nga Gjikuria

2 Shtator 2024 | 13:18

Fredi Beleri ka dalë nga burgu i Fierit, ku po vuante dënimin për akuzën për blerje votash.

Ditën e sotme Gjykata e Fierit vendosi lirimin nga burgu të Belerit, 6 javë para se t’i përfundonte dënimi.

Ndërkohë jashtë ambienteve të burgut të Fierit ndodhet djali i Belerit, Petro Beleri, i cili e ka pritur të atin me përqafim.

Po ashtu në pritje të tij ka qenë edhe ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria.

Ndërkohë flitet se për lirimin e Belerit do të organizohet edhe një aktivitet festiv (miting) në Himarë, por nuk ka detaje shtesë për këtë gjë.

Kujtojmë se Beleri u arrestua në datën 12 maj të vitit të kaluar, me akuzën për blerje votash për zgjedhjet e 14 majit, ku kandidonte për kryebashkiak.

Megjithëse në burg, Beleri arriti të merrte shumicën e votave dhe të fitonte përballë kandidatit të Partisë Socialiste, Jorgo Goro, por izolimi i pamundësoi drejtimin e bashkisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026