Debati për shtatoren e Skënderbeut – Flet për Euronews skulptori Gëzim Muriqi

2 Shtator 2024 | 18:39

Shtatorja e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut e punuar nga skulptori Gëzim Muriqi është vendosur në qendër të qytetit, Hora e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi) në Sicili të Italisë. Kjo shtatore, dhuratë e Shoqatës “Hora e Skënderbeut“ nga Zyrihu i Zvicrës u përurua më 30.08. 2024, në Sheshin para Bashkisë së Horës.

Menjëherë ky monument shkaktoi shumë debat në rrjet dhe mori shume komente, shumica prej të cilave e cilësuan edhe të ngjashëm me Edi Ramën apo edhe me Ismail Qemalin…

Gëzim Muriqi, skulptori që ka krijuar bustin e shumëpërfolur tha në emisionin People në Euronews Albania se i është dashur të punojë 1 vit për këtë skulpturë në bronz.

“Në bashkëpunim me bashkatdhetarët në Zvicër është arritur deri te kjo vepër. Është një shtatore, jo bust me një lartësi 2 metra e 96 cm. Portreti më autentik të cilit i referohemi sa i përket Skënderbeut është ai i Belinit me beretën e Vendikut, por aty kemin të bëjmë me një plak të moshuar me mjekër të bardhe dhe të gjitha veprat i janë referuar kryesisht atij imazhi”, tregoi ai.

Ai shpjegoi praninë e figurës së ujkut në krah të Skënderbeut, një element gjithashtu i diskutuar gjerësisht në rrjet.

“Krahina prej nga unë vij Rugova, që është Malësi e Mbishkodrës, tek ne ujkut i referohen si shpata e Zotit. Nëse ujku ka sulmuar bagëtinë te ne konceptohet si bereqet. Ujku është simbol i Balshajve, dinastia veriore. Skënderbeu i referohej; unë jam pasardhës i Balshajve, jo gjenetikisht”, sqaroi skulptori.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026