Netanyahu “shuan” shpresat për tërheqjen e trupave nga korridori Gaza-Egjipt
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka ripërsëritur refuzimin e tij sa i takon tërheqjes së trupave nga Korridori i Filadelfit në kufirin midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit.
“Nëse tërhiqemi, nuk do të mund të kthehemi atje, as për 42 ditë dhe as për 42 vjet”, tha ai gjatë një takimi të kabinetit siç citohet nga një mëdia izraelite.
Kryeministri po i referohej fazës së parë 42-ditore të një marrëveshjeje të propozuar për armëpushim dhe shkëmbim të të burgosurve në Gaza me Hamasin.
Netanyahu pretendoi se Korridori i Filadelfit, një zonë e çmilitarizuar në kufirin midis Gazës dhe Egjiptit, është një “linjë shpëtimi” për Hamasin.
Presidenti i SHBA Joe Biden tha herët të hënën se ai nuk mendonte se Netanyahu po bënte mjaftueshëm për të siguruar një marrëveshje pengjesh me Hamasin.
Pozicioni i vijës së ashpër të Netanyahut në korridor shihet nga udhëheqësit e opozitës dhe familjet e pengjeve izraelite në Gaza si pengesë për përpjekjet për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve në Gaza me Hamasin.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet